sabato 3 agosto 2013

Më ka mësuar Imami i Xherhut dhe Ta’dilit: Rabia el Medkhali.pjesa e dyte

Më ka mësuar Imami i Xherhut dhe Ta’dilit: Rabia el Medkhali

Kjo është pjesa e dytë e këtij materiali, dhe është marrë nga faqja e shejh Ahmed Bazmulit të twitter (@alrehabi).


Po ju lë me pjesën e dytë:

Më ka mësuar Imami i Xherhut dhe Ta’dilit: Rabia el Medkhali – me fjalë dhe vepra prej tij - : të kontrolloj (dhe ta mbaj nën vëzhgim) nijetin, fjalët dhe veprat e mija, dhe gjithashtu të kërkoj (arritjen) e kënaqësisë së Allahut dhe jo atë të njerëzve.

Më ka mësuar Imami i Xherhut dhe Ta’dilit: Rabia el Medkhali – me fjalë dhe vepra prej tij - : se kundërpërgjigja ndaj atij që e kundërshton të vërtetën, bën pjesë tek urdhërimi për mirë dhe ndalimi nga e keqja, dhe është ndihmë dhe ruajte e Fesë.

Më ka mësuar Imami i Xherhut dhe Ta’dilit: Rabia el Medkhali – me fjalë dhe vepra prej tij - : se heshtja nga gabimeve fetare të dërgon në humbje të Fesë.

Më ka mësuar Imami i Xherhut dhe Ta’dilit: Rabia el Medkhali – me fjalë dhe vepra prej tij - : se dijetarët selefì janë njerëz të mëshirshëm, të drejtë, të përmbajtur (arsyeshëm), të paanë dhe se ata janë njerëzit që më së shumti qëndrojnë larg ashpërsisë, padrejtësisë dhe teprimit (ekstremizmit).

Më ka mësuar Imami i Xherhut dhe Ta’dilit: Rabia el Medkhali – me fjalë dhe vepra prej tij - : se dijetarët selefì janë njerëzit më këshillues për Allahun, Pejgamberin e Tij, Librin e Tij, prijësit e muslimanëve dhe masën e gjërë të tyre.

Më ka mësuar Imami i Xherhut dhe Ta’dilit: Rabia el Medkhali – me fjalë dhe vepra prej tij - : se selefiu besnik e pranon kritikën, dhe e konsideron atë këshillë dhe jo poshtërim.

Më ka mësuar Imami i Xherhut dhe Ta’dilit: Rabia el Medkhali – me fjalë dhe vepra prej tij - : që ta falenderoj atë që refuzon gabimin tim, sepse ajo është ruajtje e Fesë, dhe sepse ai më ka shpëtuar nga pasojat (e gabimit) në Ditën e Gjykimit.

Më ka mësuar Imami i Xherhut dhe Ta’dilit: Rabia el Medkhali – me fjalë dhe vepra prej tij - : se kundërpërgjigja ndaj atij që kundërshton të vërtetën nga mesi i Ehli Sunnetit, nuk do të thotë hedhjen e tij poshtë apo të bërit atij padrejtë.

Më ka mësuar Imami i Xherhut dhe Ta’dilit: Rabia el Medkhali – me fjalë dhe vepra prej tij - : se kundërpërgjigja ndaj atij që kundërshton të vërtetën nga mesi i Ehli Sunnetit, nuk do të thotë të ndjekësh gabimet e tija apo ta ulësh atë.

Më ka mësuar Imami i Xherhut dhe Ta’dilit: Rabia el Medkhali – me fjalë dhe vepra prej tij - : se selefiu mund të mashtrojë, mirëpo ai nuk vazhdon në mashtrim, por, ruhet dhe kujdeset (bën vëmendje).

Më ka mësuar Imami i Xherhut dhe Ta’dilit: Rabia el Medkhali – me fjalë dhe vepra prej tij - : se njerëzit e ëndjeve (dhe epsheve) nuk janë këshillues, as që i dalin në ndihmë Fesë së Allahut, por, ata i dalin në ndihmë ëndjeve (dhe epsheve) të tyre.

Më ka mësuar Imami i Xherhut dhe Ta’dilit: Rabia el Medkhali – me fjalë dhe vepra prej tij - : se njerëzit e ëndjeve (dhe epsheve) kanë hile dhe metoda për ta zbukuruar të kotën, dhe përshkrimin (e të kotës) me figurën e të vërtetës.

Më ka mësuar Imami i Xherhut dhe Ta’dilit: Rabia el Medkhali – me fjalë dhe vepra prej tij - : se njerëzit e ëndjeve (dhe epsheve) janë njerëz që ngritin kurthe dhe bëjnë manipulime, kështu që atyre nuk mund t’u zësh besë, dhe as që mund të kesh besim tek ata. Kurrë!

Më ka mësuar Imami i Xherhut dhe Ta’dilit: Rabia el Medkhali – me fjalë dhe vepra prej tij - : se ai që nuk e pranon kritikën dhe këshillën, në të vërtetë bën thirrje për tek vetja e tij dhe jo për tek Allahu.

Më ka mësuar Imami i Xherhut dhe Ta’dilit: Rabia el Medkhali – me fjalë dhe vepra prej tij - : se nxënësi i dijes duhet të njohë pozitën (dhe sa vlen), e mos të ngutet për t’i dalë në krye punëve përpara kohës.

Më ka mësuar Imami i Xherhut dhe Ta’dilit: Rabia el Medkhali – me fjalë dhe vepra prej tij - : se ashpërsia me njerëzit e të vërtetës, bërja bidatçi dhe të humbur pa të drejtë, ky është menhexh Khaarixhij dhe Haddadij.

Më ka mësuar Imami i Xherhut dhe Ta’dilit: Rabia el Medkhali – me fjalë dhe vepra prej tij - : se butësia me njerëzit e bidatit dhe ëndjeve është temji’ (ndryshim, rrezikim apo shkatërrim i menhexhit Selefì) dhe humbje e të vërtetës, bile kjo është tradhëti që i bëhet selefive.

Më ka mësuar Imami i Xherhut dhe Ta’dilit: Rabia el Medkhali – me fjalë dhe vepra prej tij - : se Menhexhi Selefì i vendos gjërat në vendin e vet, aty ku duhet butësia në të vërtetë (është i tillë), dhe aty ku duhet vendosmëria dhe papërkulshmëria në të vërtetë (është i tillë).

Më ka mësuar Imami i Xherhut dhe Ta’dilit: Rabia el Medkhali – me fjalë dhe vepra prej tij - : se kush prej selefive veçohet në tubime të veçanta, për të është frika se mos devijon.

Më ka mësuar Imami i Xherhut dhe Ta’dilit: Rabia el Medkhali – me fjalë dhe vepra prej tij - : se ashpërsia në momentin kur duhet butësia, i largon njerëzit dhe e deformon imazhin e Menhexhit Selefì.

Më ka mësuar Imami i Xherhut dhe Ta’dilit: Rabia el Medkhali – me fjalë dhe vepra prej tij - : se butësia në kohën kur duhet të jesh i prerë (dhe i vendosur) e humbet të vërtetën.

Më ka mësuar Imami i Xherhut dhe Ta’dilit: Rabia el Medkhali – me fjalë dhe vepra prej tij - : se teprimi (ekstremizmi) është diçka e qortueshme dhe e refuzuar, kurse pasojat e tij janë të rrezikshme.


Përktheu: Besmir Cacani
Shkodër, 13 Ramazan 1434 h.

Nessun commento:

Posta un commento