venerdì 10 maggio 2013

Një perlë e çmuar nga shejh Muhammed ibën Hadi Ahmed ibn Umer Bazmul


Ngjitu lart  
Një perlë e çmuar nga shejh Muhammed ibën Hadi
Ahmed ibn Umer Bazmul – http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=96507



Me emrin e All-llahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit.

Kjo është një perlë madhështore nga perlat e shejh Muhammed ibn Hadi el Medkhali (All-llahu e ruajtë) për të cilën ka nevojë çdo kërkues i të vërtetës, sidomos në këtë kohë fitnesh ku peshoret janë kapërdisur.

Ka thënë shejh Muhammed ibn Hadi në përgjigjet e dhëna në fund të ligjëratës së tij me titull ‘tadhirus-selefijjin min eseelijbi el muteleuinijn’ e cila gjendet tek rrjeti Sahab.net:

“Kam dëgjuar diçka dhe nuk e di nëse është e vërtetë apo jo. Kemi dëgjuar për këtë gjë nga interneti, se shejh Abdullah Ghunejmanit po i atribuohet thënia se ‘esharitë janë prej Ehli Sunnetit’. Nëse kjo gjë është e saktë, atëherë ajo është humbje e qartë. Këtë thënie e refozon ai vetë, në shkrimet më të hershme që ka bërë, uel hamduli-lah. Nëse kjo gjë është e saktë, atëherë ajo thënie është humbje e qartë ndërsa shejh Abdull-llah Ghunejmani nuk është i besueshëm për rininë tonë selefije –nëse e ka thënë këtë gjë-.

E vërteta është një, nuk shumëfishohet dhe nuk ka ‘zbukurime’ në Fenë e All-llahut.”
 Mbaroi fjala e shejhut.


Them (Ahmed ibn Umer Bazmul):

Sa nevojtarë jemi neve për këto fjalë. O pasues dhe nxënës të filanit; të cilin e madhëroni, e lartësoni mbi atë që e meriton dhe silleni me të sikur të jetë prej dijetarëve të mëdhenj edhe nëse kundërshton të vërtetën; e pasoni verbërisht në humbjen që ai ndjek. 

Dijeni se e vërteta është një dhe se kundërshtuesi i saj ka rënë në një humbje të qartë. Kundërshtuesi me vetëdije i të vërtetës nuk është i besueshëm për çështjet e Fesë, edhe nëse ai madhërohet në mesin tuaj. E vërteta është më madhështore tek ata që e njohin të vërtetën, edhe nëse kundërshtuesi i të vërtetës është një nxënës diturie apo dijetar.

O ti që pretendon selefizmin! 

Mos u bëj fanatik, mos merr entuziazëm dhe pastaj i jep përparësi fjalës së kotë përpara të vërtetës, më pas mbron të kotën dhe akuzon të vërtetën.
Të përkujtoj me fjalën e All-llahut të Lartësuar:

فَلْيَحْذَرِ الَّذِينَ يُخَالِفُونَ عَنْ أَمْرِهِ أَنْ تُصِيبَهُمْ فِتْنَةٌ أَوْ يُصِيبَهُمْ عَذَابٌ أَلِيمٌ


“Le të frikësohen ata që kundërshtojnë urdhrin e tij (e Pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem), që të mos i arrijë ndonjë sprovë ose që të mos i godasë një dënim i dhembshëm.” En-Nur:63

Pasha All-llahun nuk të bën dobi fanatizmi yt për filanin el hadramij, apo filanin el halebi, apo filanin el jemeniapo të tjerë nëse ata e kundërshtojnë të vërtetën.
Ji i qartë në Fenë tënde. Ndiq udhën e selefëve tuaj të devotshëm dhe mos u mashtro me numrin e madh të të humburve. Mos u trishto nga numri i pakët që e ndjekin Udhën e Drejtë, sepse këto janë cilësitë e të huajve (ehlul ghurbeh). All-llahu më bëftë mua dhe ju prej tyre.

Salavatet dhe selamet e All-llahut qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhammed, familjen dhe gjithë shokët e tij.

Vëllai juaj: Ahmed Bazmul



Përshtati: Besmir Cacani

Nessun commento:

Posta un commento