giovedì 14 febbraio 2013

Festa e dashurisë Kush ka përparësi në dashuri o festues të ditës së dashurisë??


Ngjitu lart  
Festa e dashurisë
Kush ka përparësi në dashuri o festues të ditës së dashurisë??
Xhemal ibën Furajhan el Harithi - http://vb.noor-alyaqeen.com/t13607/


Me emrin e All-llahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Falenderimet i përkasin vetëm All-llahut, salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin, familjen dhe gjithë shokët e tij. Më pas..

Festa e dashurisë është një besim pagan tek romakët, të cilët janë ndjekur nga të krishterët në këtë festë. 
Tek el meusuah thuhet:

“Romakët bënin kurbane për idhujt e tyre me qëllim që t’i mbronin nga ujqërit –sipas pretendimit të tyre-. Ata festonin festën e ashtuquajtur Luperkalia më 15 shkurt të çdo viti duke filluar nga shekulli i tretë (pas erës së re).

Asokohe, feja e kristiane ishte në filliet e saja dhe perandor i Romës ishte Klaudi II, i cili e kishte ndaluar martesën për ushtarët në mënyrë që të preukopohen vetëm me luftërat. Por, prifti me emrin Valentin e kundërshtoi këtë urdhër dhe i bënte aktet e martesore në mënyrë të fshehtë. Veprimi i Valentinit shpejt u zbulua, e më pas u gjykua me ekzekutim. Gjatë qëndrimit të tij në burg, Valentini u dashurua me të bijën e rojtait të burgut; e gjitha kjo ndodhi fshehurazi, sepse priftërinjve dhe murgjve u ndalohej martesa dhe lidhjet e dashurisë sipas fesë së krishterë. Ky veprim (i fshehtë i Valentinit) u bë e ‘falur’ nga të krishterët për shkak të qëndrueshmërisë që Valentini tregoi në krishtërim, kur perandori i propozoi atij faljen e jetës në këmbim që të adhuronte idhujt romakë, bile perandori i propozoi që ta bënte prej parisë dhe dhëndërr të tijin. Por, Valentini e refuzoi këtë propozim dhe i dha përparësi krishtërimit. Urdhëri për ekzekutimin e tij u zbatua më 14 shkurt 270 (par erës së re; natën e 15 shkurtit festës së Luperkaliës. Që atë ditë Valentini u emërtua me emrin shenjtor.

Pas shumë vitesh dhe pasiqë krishtërimi u përhap në Europë dhe mori pushtet, festa u ndryshua. 14 shkurti u bë festë e emërtuar me emrin e priftit Valentin dhe u bë përkujtim pët të. E gjitha kjo për faktin se Valentini u vetëflijua dhe doli në mbrojtje të dashuruarve. Që nga ajo ditë u bë e udhës që të shkëmbehen lule të kuqe, të kartolinave me fotografi të Kupidit; i cili është idhulli i dashurisë tek romakët dhe i cili adhurohej përpsos All-llahut!!!

Ja, kjo është dita e cila festohet dhe madhërohet nga shumë djem dhe vajza muslimane, e ndoshta ata nuk kanë njohuri rreth këtyre fakteve.”

Them (Xhemal ibën Furajhan el Harithi):
Neve muslimanët jemi më të obliguar që të përmbushim dhe të arrijmë dashurinë e vërtetë.


Dashuria për All-llahun e Lartësuar:

وَمِنَ النَّاسِ مَن يَتَّخِذُ مِن دُونِ اللّهِ أَندَاداً يُحِبُّونَهُمْ كَحُبِّ اللّهِ وَالَّذِينَ آمَنُواْ أَشَدُّ حُبّاً لِّلّهِ وَلَوْ يَرَى الَّذِينَ ظَلَمُواْ إِذْ يَرَوْنَ الْعَذَابَ أَنَّ الْقُوَّةَ لِلّهِ جَمِيعاً وَأَنَّ اللّهَ شَدِيدُ الْعَذَابِ

“E megjithatë, disa njerëz zgjedhin (për të adhuruar) në vend të All-llahut (zota) të tjerë, (duke i konsideruar) si të barabartë me Atë dhe duke i dashur siç duhet All-llahu. Por ata që besojnë, e duan shumë më tepër All-llahun (se sa ç’i duan idhujtarët idhujt e tyre). Sikur keqbërësit të shihnin që tani çastin kur të përballen me ndëshkimin, do ta kuptonin se e tërë fuqia i përket All-llahut dhe se dënimi i Tij është fort i ashpër.” El Bekare:165

Poashtu ka thënë i Lartësuari:
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ مَن يَرْتَدَّ مِنكُمْ عَن دِينِهِ فَسَوْفَ يَأْتِي اللّهُ بِقَوْمٍ يُحِبُّهُمْ وَيُحِبُّونَهُ

“O besimtarë! Nëse ndokush prej jush braktis besimin e vet, dijeni se Allahu do të sjellë njerëz, që i do dhe që e duan.” El Maideh:54


Dashuria për Librin e All-llahut:

كِتَابٌ أَنزَلْنَاهُ إِلَيْكَ مُبَارَكٌ لِّيَدَّبَّرُوا آيَاتِهِ وَلِيَتَذَكَّرَ أُوْلُوا الْأَلْبَابِ

“Ky (Kuran) është një libër i bekuar, që Ne ta kemi zbritur ty (Muhammed), për të reflektuar mbi vargjet e tij dhe për që të mençurit të përkujtohen.”
 Sad:29

Dhe ka thënë:

فَإِمَّا يَأْتِيَنَّكُم مِّنِّي هُدًى فَمَن تَبِعَ هُدَايَ فَلاَ خَوْفٌ عَلَيْهِمْ وَلاَ هُمْ يَحْزَنُونَ

“Kur t’ju vijë udhërrëfimi Ynë, ata që do t’i përmbahen atij, nuk do të kenë frikë dhe nuk do të dëshpërohen.”
 El Bekare:38

Ka thënë Sehl ibën Abdull-llah et-Tesetturi (All-llahu e mëshiroftë):
“Dashuria e Kuranit është shenjë se njeriu e don All-llahun, ndërsa dashuria e Pejgamberit (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem) është shenjë se njeriu e don Kuranin.”

Dashuria për Pejgamberin (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem)

Kjo arrihet me ndjekjen dhe veprimin e Sunnetit të tij (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem). Thotë i Lartësuari:
قُلْ إِن كُنتُمْ تُحِبُّونَ اللّهَ فَاتَّبِعُونِي يُحْبِبْكُمُ اللّهُ وَيَغْفِرْ لَكُمْ ذُنُوبَكُمْ وَاللّهُ غَفُورٌ رَّحِيمٌ

Thuaju (o Muhamed): Nëse ju e doni Allahun, atëherë më ndiqni mua, që Allahu do t’ju dojë dhe t’jua falë gjynahet! Allahu është Falës i Madh dhe Mëshirëplotë.” Aal Imran:31

Gjithashtu thotë i Lartësuari:

فَلاَ وَرَبِّكَ لاَ يُؤْمِنُونَ حَتَّىَ يُحَكِّمُوكَ فِيمَا شَجَرَ بَيْنَهُمْ ثُمَّ لاَ يَجِدُواْ فِي أَنفُسِهِمْ حَرَجاً مِّمَّا قَضَيْتَ وَيُسَلِّمُواْ تَسْلِيماً

“Jo, për Zotin tënd, ata nuk do të jenë besimtarë të vërtetë, derisa të të marrin ty për gjyqtar për kundërshtitë mes tyre; e pastaj, të mos ndiejnë kurrfarë dyshimi ndaj gjykimit tënd dhe të të binden ty plotësisht.”En-Nisa’:65


Dashuria për gratë e Pejgamberit (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem) dhe nënat e besimtarëve (radijAll-llahu anhunne)

Ka thënë i Lartësuari:

النَّبِيُّ أَوْلَى بِالْمُؤْمِنِينَ مِنْ أَنفُسِهِمْ وَأَزْوَاجُهُ أُمَّهَاتُهُمْ وَأُوْلُو الْأَرْحَامِ بَعْضُهُمْ أَوْلَى بِبَعْضٍ فِي كِتَابِ اللَّهِ مِنَ الْمُؤْمِنِينَ وَالْمُهَاجِرِينَ إِلَّا أَن تَفْعَلُوا إِلَى أَوْلِيَائِكُم مَّعْرُوفاً كَانَ ذَلِكَ فِي الْكِتَابِ مَسْطُوراً

“I Dërguari është më i afërt për besimtarët, sesa ata për njëri tjetrin; gratë e tij janë (si) nënat e tyre. Sipas Librit të Allahut, pjesëtarët e farefisit janë më të afërt për njëri-tjetrin, sesa besimtarët e tjerë dhe muhaxhirëve, përveç rastit kur doni t’u bëni ndonjë të mirë miqve tuaj të afërt (me anë të testamentit). Kjo është shënuar në Libër.” El Ahzab:6


Dashuria për Aali Bejtin e Pejgamberit (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem), dhe gratë e tij bëjnë pjesë tek Aali Bejti

Ka thënë i Lartësuari:

وَقَرْنَ فِي بُيُوتِكُنَّ وَلَا تَبَرَّجْنَ تَبَرُّجَ الْجَاهِلِيَّةِ الْأُولَى وَأَقِمْنَ الصَّلَاةَ وَآتِينَ الزَّكَاةَ وَأَطِعْنَ اللَّهَ وَرَسُولَهُ إِنَّمَا يُرِيدُ اللَّهُ لِيُذْهِبَ عَنكُمُ الرِّجْسَ أَهْلَ الْبَيْتِ وَيُطَهِّرَكُمْ تَطْهِيراً

“Qëndroni në shtëpitë tuaja e mos i zbuloni stolitë tuaja, ashtu siç zbuloheshin në kohën e padijes! Falni namazin, jepni zeqatin dhe bindjuni Allahut e të Dërguarit të Tij! O Familje e Profetit! Në të vërtetë, Allahu do që ta largojë prej jush papastërtinë dhe t’ju pastrojë plotësisht.”
 El Ahzab:33

Dashuria për sahabët e Pejgaberit (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem), All-llahu qoftë i kënaqur me të gjithë ata.

وَالسَّابِقُونَ الأَوَّلُونَ مِنَ الْمُهَاجِرِينَ وَالأَنصَارِ وَالَّذِينَ اتَّبَعُوهُم بِإِحْسَانٍ رَّضِيَ اللّهُ عَنْهُمْ وَرَضُواْ عَنْهُ وَأَعَدَّ لَهُمْ جَنَّاتٍ تَجْرِي تَحْتَهَا الأَنْهَارُ خَالِدِينَ فِيهَا أَبَداً ذَلِكَ الْفَوْزُ الْعَظِيمُ

“Sa u përket besimtarëve të parë, prej muhaxhirëve dhe ensarëve, Allahu është i kënaqur me ata dhe me të gjithë të tjerët që i pasuan me vendosmëri e përkushtim në besim; edhe ata janë të kënaqur me Atë. Allahu ka përgatitur për ata kopshte nëpër të cilat rrjedhin lumenj dhe ku do të jetojnë përgjithmonë. Kjo është fitorja madhështore.” Et-Teubeh:100

Ka thënë Pejgaberi (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem):
حُبُّ الْأَنْصَارِ آيَةُ الْإِيمَانِ وَبُغْضُهُمْ آيَةُ النِّفَاقِ

“Dashuria për Ensarët është shenjë e besimit, ndërsa urrejtja e tyre është shenjë e nifakut (hipokrizisë).”Muslimi

جاء رجل إلى رسول الله صلى الله عليه وسلم فقال يا رسول الله كيف تقول في رجل أحب قوماً ولم يلحق بهم؟ فقال رسول الله صلى الله عليه وسلم: المرء مع من أحب

U paraqit një person tek Pejgaberi (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem) dhe tha: O i Dërguari i All-llahut! Çfarë thua për një person që e don një popull por nuk është shoqëruar me ta? Pejgaberi (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem) u përgjigj: “Njeriu ringjallet me ata që i don.” Muttefekun alejhi

Dashuria për prindërit dhe mirsjellja ndaj tyre

Thotë i Lartësuari:
وَقَضَى رَبُّكَ أَلاَّ تَعْبُدُواْ إِلاَّ إِيَّاهُ وَبِالْوَالِدَيْنِ إِحْسَاناً إِمَّا يَبْلُغَنَّ عِندَكَ الْكِبَرَ أَحَدُهُمَا أَوْ كِلاَهُمَا فَلاَ تَقُل لَّهُمَا أُفٍّ وَلاَ تَنْهَرْهُمَا وَقُل لَّهُمَا قَوْلاً كَرِيماً

“Zoti yt ka urdhëruar, që të mos adhuroni askënd tjetër përveç Atij dhe, që të silleni mirë me prindërit. Nëse njëri prej tyre ose të dy arrijnë pleqërinë te ti, mos u thuaj atyre as ‘uh!’, mos i kundërshto, por drejtoju atyre me fjalë respekti.” El Isra’:23

Gjithashtu ka thënë:
وَوَصَّيْنَا الْإِنسَانَ بِوَالِدَيْهِ إِحْسَاناً

“Njeriun e kemi porositur të jetë i sjellshëm ndaj prindërve të vet.” El Ahkaf:15


Dashuria për bashkëshorten dhe bashkëjetesa e mirë me të

Thotë All-llahu i Lartësuar:

وَعَاشِرُوهُنَّ بِالْمَعْرُوفِ فَإِن كَرِهْتُمُوهُنَّ فَعَسَى أَن تَكْرَهُواْ شَيْئاً وَيَجْعَلَ اللّهُ فِيهِ خَيْراً كَثِيراً

“Jetoni e silluni mirë me to! Në qoftë se ato nuk ju pëlqejnë aq shumë, (duroni!) sepse është e mundur që juve të mos ju pëlqejë diçka, por që Allahu në atë do t’ju sjellë shumë të mira.” En-Nisa’:19

Poashtu ka thënë i Lartësuari:
وَلَهُنَّ مِثْلُ الَّذِي عَلَيْهِنَّ بِالْمَعْرُوفِ

“Gratë kanë aq të drejta sa kanë edhe detyra.” El Bekare:228

Ka thënë Pejgaberi (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem):
[right]خَيْرُكُمْ خَيْرُكُمْ لِأَهْلِهِ وأنا خَيْرُكُمْ لِأَهْلِي
[/right]
“Më i mire prej jush është ai i cili është më i mirë me familjen e tij; dhe unë jam më i miri prej jush me familjen time.”
 Ibnu Maxheh

Dashuria për fëmijët

E kjo bëhet duke i dhënë rëndësi edukimit të tyre fetar. All-llahu i Lartësuar ka thënë për Ibrahimin gjatë lutjes së tij për veten dhe fëmijët e tij që të shpëtojnë nga Zjarri:

وَإِذْ قَالَ إِبْرَاهِيمُ رَبِّ اجْعَلْ هَـذَا الْبَلَدَ آمِناً وَاجْنُبْنِي وَبَنِيَّ أَن نَّعْبُدَ الأَصْنَامَ

“(Kujtoje) kur Ibrahimi tha: “O Zoti im, bëje të sigurt këtë qytet (Mekën) dhe më ruaj mua dhe pasardhësit e mi nga adhurimi i idhujve!”
 Ibrahim:35

Dhe ka thënë i Lartësuari:
رَبِّ اجْعَلْنِي مُقِيمَ الصَّلاَةِ وَمِن ذُرِّيَّتِي رَبَّنَا وَتَقَبَّلْ دُعَاء

“O Zoti im, bëj që unë dhe pasardhësit e mi të kryejmë përherë namazin! O Zoti ynë, na i prano lutjet!”
Ibrahim:40

قَبَّلَ رسول اللَّهِ صلى الله عليه وسلم الْحَسَنَ بن عَلِيٍّ وَعِنْدَهُ الْأَقْرَعُ بن حَابِسٍ التَّمِيمِيُّ جَالِسًا، فقال الْأَقْرَعُ: إِنَّ لي عَشَرَةً من الْوَلَدِ ما قَبَّلْتُ منهم أَحَدًا، فَنَظَرَ إليه رسول اللَّهِ صلى الله عليه وسلم ثُمَّ قال: من لَا يَرْحَمُ لَا يُرْحَمُ

Transmeton Ebu Hurejra (radijAll-llahu anhu) se ka thënë: Pejgamberi (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem) e puthi Hasan ibën Aliun, ndërsa me të po qëndronte i ulur el Ekra’ ibnu Habis et-Temijmi i cili tha: Unë kam dhjetë fëmijë dhe asnjërin nuk e kam puthur. Pejgamberi (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem) e vështroi e më pas tha:
“Kush nuk mëshiron nuk mëshirohet.” Muttefekun alejhi

Dashuria për besimtarët

E kjo duke mos i urryer dhe mosdëmtuar ndonjërin prej tyre, thotë i Lartësuari:
وَالَّذِينَ جَاؤُوا مِن بَعْدِهِمْ يَقُولُونَ رَبَّنَا اغْفِرْ لَنَا وَلِإِخْوَانِنَا الَّذِينَ سَبَقُونَا بِالْإِيمَانِ وَلَا تَجْعَلْ فِي قُلُوبِنَا غِلّاً لِّلَّذِينَ آمَنُوا رَبَّنَا إِنَّكَ رَؤُوفٌ رَّحِيمٌ

“Edhe ata që erdhën pas tyre, thonë: O Zoti ynë, falna neve dhe vëllezërit tanë, të cilët kanë besuar para nesh dhe mos lejo që në zemrat tona të ketë asnjë të keqe ndaj besimtarëve! O Zoti ynë, Ti je vërtet i Butë dhe Mëshirëplotë!” El Hashr:10

Ka thënë Pejgamberi (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem):
لَا يُؤْمِنُ أحدكم حتى يُحِبَّ لِأَخِيهِ أو قال لِجَارِهِ ما يُحِبُّ لِنَفْسِهِ

“Nuk beson ndonjëri prej jush derisa të dojë për vëllaun e vet, atë që e dëshiron për veten e tij.”
 Muslimi

Vëllezër të dashur! Disa muslimanë dhe muslimane janë sprovuar me përngjasim dhe ndjekje të mosbesimtarëve në festat e tyre fetare dhe pagane. Për këtë ka lajmëruar Pejgamberi (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem); dhe është prej shenjave të pejgamberisë, ka thënë:
لَتَتَّبِعُنَّ سَنَنَ من قَبْلَكُمْ شِبْرًا بِشِبْرٍ وَذِرَاعًا بِذِرَاعٍ حتى لو سَلَكُوا جُحْرَ ضَبٍّ لَسَلَكْتُمُوهُ قُلْنَا يا رَسُولَ اللَّهِ الْيَهُودَ وَالنَّصَارَى قال فَمَنْ

“Do të ndiqni udhët e atyre që kanë qënë përpara jush, pëllëmbë për pëllëmbë, pash për pash, edhe nësa ata hyjnë vrimën e hardhucës, ju do t’i ndiqni. Thanë: A Çifutët dhe të krishterët o i Dërguari i All-llahut? Tha: E kush tjetër?!” Muttefekun alejhi

Dhe ka paralajmëruar nga përngjasimi me mosbesimtarët duke thënë:
مَنْ تَشَبَّهَ بِقَوْمٍ فَهُوَ منه

“Kush i përngjason një populli, atëherë ai është prej tyre.”
 Ahmedi

Pra, nuk lejohet kremtimi i festave të tyre, as shkëmbimi i dhuratave me ata; qofshin këto dhurata ushqime, pije, veshje etj. Gjithashtu nuk lejohet të punosh në ato dhurata të veçanta për festat e tyre; qoftë kjo shitje, blerje, prodhim apo shpërdarje, sepse bën pjesë tek bashkëpunimi në gjynah.

Ka thënë shejh Muhammed ibën Salih el Uthejmin (All-llahu e mëshiroftë):
“Kremtimi i Festës së Dashurisë (Ditës së Valentinit) nuk është i lejuar për disa arsye:

E para: Se ajo është një festë e shpikur e cila nuk ka asnjë bazë në Sheriat.

E dyta: Se ajo thërret për preokupimin e zemrës me kësilloj gjërash të cilat janë të parëndësishme dhe bien në kundërshtim me udhëzimin e të Parëve tanë të Mirë (es-Selefus-Salih), Allahu qoftë i kënaqur me ata. Nuk lejohet që në atë ditë të veprohet ndonjë simbol i asaj feste, qofshin këto simbole në ushqime, pije, veshje, dhurata etj. Muslimani duhet të jetë krenar me Fenë e tij dhe jo të jetë i hallakatur duke ndjekur çdo person që flet.” Mbaroi fjal e shejhut.

Ka thënë Komisioni i Përhershëm për Fetve dhe Hulumtime Shkencore:

“...apo pije, blerje, shitje, prodhim, dhurata, letërkëmbimi, reklamimi etj sepse të gjitha këto bëjnë pjesë tek bashkëpunimi në gjynah dhe kundërshtimi i All-llahut dhe të Dërguarit, ndërsa All-llahu (xhel-le ue ala’) thotë:
وتعاونوا على البر والتقوى ولا تعاونوا على الإثم والعدوان واتقوا الله إن الله شديد العقاب

“Ndihmojeni njëri-tjetrin në punë të mira dhe në të ruajturit nga të këqijat dhe jo në gjynahe dhe armiqësi! Frikësojuni Allahut, sepse Ai dënon ashpër.” El Maideh:2

Muslimani duhet të kapet pas Kuranit dhe Sunnetit në të gjitha rastet, sidomos në kohë trazirash dhe fesadi. Ai duhet të trergohet i zgjuar nga të rënit në humbjet e çifutëve, krishterëve dhe gjynahqarëve që nuk e madhërojnë Allahun siç duhet dhe nuk krenohen me Islam. Prej All-llahut vjen suksesi.” Mbaroi fetvaja.

E lus All-llahun që të na japë dashuri për Kuranin dhe Sunnetin, ta bëjë imanin të dashur për ne dhe ta zbukurojë atë në zemrat tona, e lusim ta bëjë mosbesimin, gjynahun dhe mosbindjen të urryer për ne dhe të na bëjë prej të udhëzuarve.

Salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhammed, familjen dhe gjithë shokët e tij.




Përshtati: Besmir Cacani
Allahu ja shperblefte me xhenetin firdeus vlla Besmirit.
_________________

Nessun commento:

Posta un commento