sabato 19 gennaio 2013

Nga muhaddithi i shekullit, Muhamed Nasirudin Albani

Nga muhaddithi i shekullit, Muhamed Nasirudin Albani



الصورة الرأس، فإذا قطع الرأس، فلا صورة


“Koka është figura; nëse këputet (hiqet) koka, atëherë nuk ka figurë”. Sahih 

Argument tjetër lidhur me këtë, është edhe thënia e Pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem në hadithin e Ebu Hurejrës:

أتاني جبريل


“Më erdhi Xhibrili...”, dhe në hadith përmendet: 

فمر برأس التمثال الذي في البيت يقطع فيصير كهيئة الشجرة


“...ai filloi t’i këpuste kokën e skulpturës që ishte në shtëpi, dhe ajo bëhej sikurse forma e pemës...”.

Ky hadith është i qartë lidhur me faktin se këputja (ose heqja) e kokës së figurës – dmth heqja e kokës së skulpturës me figurë – , e bën atë të pafigurë.

Thashë (shejh Muhamed Nasirudin Albani): Kjo vlen për figurat me trup, kurse sa i përket figurave të shtypura mbi letër, apo të qendisura mbi pëlhurë, nuk mjafton thjeshtë vizatimi i një vije mbi qafë që të duket sikur është e shkëputur (koka) nga trupi, por koka duhet të mbulohet. Në këtë mënyrë tiparet dhe shenjat e figurës bëhen siç ka thënë Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem “...sikurse forma e pemës...”.

Es-silsiletu es-sahiha vll.4, fq.554.


Përktheu: Besmir Cacani

_________________

Nessun commento:

Posta un commento