sabato 23 agosto 2014

Pse gjithë kjo nxitje kundër Xhihadit sot? – Shejkh Salih el-Feuzan


Pse gjithë kjo nxitje kundër Xhihadit sot? – Shejkh Salih el-Feuzan

Pse gjithë kjo nxitje kundër Xhihadit sot?
-Shejkh Salih el-Feuzan-
bismillah 
Ne e duam Xhihadin dhe nxisim në të, por ky nuk është Xhihad!
Ne e kemi thënë se ky nuk është Xhihad.
Ky është Shkatërrim!
Ky veprim është vrasje  e njerëzve pa të drejtë. Ky është Xhihad?!
Ai edhe veten e tij e vret pa të drejtë. A është ky Xhihad?
Ky nuk është Xhihad.
Xhihadi ka dispozita, kushte dhe rregulla. Atë e merr përsipër, e drejton prijësi (udhëqësi, sundimtari) i muslimanëve dhe thërret në të.
Madje, edhe Bijtë e Israilit (çifutët) i thanë Profetit të tyre:
2_246
“Na zgjidh neve një mbret dhe ne të luftojmë në Rrugën e Allahut.“ (el-Bekare, 246)
Ata nuk shkuan t’i luftojnë armiqtë e tyre, ku secili të marrë armën e tij e të luftoj:  (por thanë)
2_246
 “Na zgjidh neve një mbret dhe ne të luftojmë në Rrugën e Allahut.“ (el-Bekare, 246)
d.m.th komandant (udhëheqës lufte)
Prej kujt e kërkuan ata këtë? E kërkuan këtë nga njëri prej Profetëve të tyre, (pra) nga sundimtari.
Xhihadi, që është një nga dispozitat e sundimtarit, kompetenca e tij është e sundimtarit.
Është ai i cili urdhëron për të, është ai që merr përsipër drejtimin e tij,  është ai që mbledh ushtarët dhe përgatit armatimet.
Allahu thotë:
8_60
“…….për ta frikësuar armikun e Allahut…….” (El-Enfal, 60)
 Ai nuk tha: për të frikësuar (terrorizuar) Muslimanët apo për të terrorizuar ata me të cilët Sundimtari ka marrëveshje (traktat).
Por tha:
8_60_1
“…….për ta frikësuar armikun e Allahut dhe tuajin…. ” (El-Enfal
Përktheu nga anglishtja: Emin Shkodrani
Kontrolloi nga arabishtja: Astrit Hoxha
13 Xhumada el-Akhirah 1434 (23/04/2013)

Nessun commento:

Posta un commento