giovedì 24 luglio 2014

A lejohet agjërimi i vetëm 28 ditëve prej muajit të Ramazanit? – Shejkh ‘Abdul’Aziz Ibn Baaz

 A lejohet agjërimi i vetëm 28 ditëve prej muajit të Ramazanit?
-Shejkh ‘Abdul’Azijz ibn ‘Abdil-laah ibn Baaz-
bismillah
Pyetje: A lejohet agjërimi i vetëm 28 ditëve prej muajit të Ramazanit?
Përgjigje: Është vërtetuar në hadithe të sakta që janë të përhapura nga i Dërguari i All-llahut -sal-lAll-llahu ‘alejhi ue sel-lem- se muaji (hënor sh.p) nuk ka më pak se 29 ditë.
Kur të vërtetohet hyrja e muajit Sheu-ual me argument sheriatik pasi muslimanët të kenë agjëruar 28 ditë, atëherë është e sigurtë se muslimanët nuk e kanë agjëruar ditën e parë të Ramazanit dhe e kanë obligim që ta zëvendësojnë agjërimin e kësaj dite; sepse nuk është e mundur që muaji të jetë 28 ditë, por muaji është 29 ditë ose 30 (ditë).
Botuar në:
- Fetua Islamijeh, sh. Muham-med el-Musnid, 2/114.
- Mexhmu’ Fetaua we Mekalat mutneu-uiah vëll. 15.
Burimi: http://www.binbaz.org.sa/mat/420
Përktheu: Astrit Hoxha

Nessun commento:

Posta un commento