lunedì 26 maggio 2014

Boko Haram” janë havarixhë

Boko Haram” janë havarixhë

Muftija i Arabisë Saudite, shejh Abdul-Aziz Alu Shejh, Allahu e ruajttë duke folur për “Boko Haram” thotë:

Xhemati “Boko Haram” në Nigeri, janë grup i devijuar dhe janë prej Havarixhëve, si dhe veprimet e tyre ia dëmtojnë imazhin Islamit dhe myslimanëve, veprimet e tyre janë të planifikuara, sepse, pasi që ata e kryen një masakër prej treqind burrave në vendin e tyre, ata, rrëmbyen disa vajza të reja, kurse këto janë nga veprimet e grupeve të humbura, edhe nëse ata pretendojnë së janë duke bërë Xhihad, ky pretendim ngritët në injorancë dhe sjell pasoja ndaj Islamit dhe pasuesve të tij!

Përveç kësaj Muftiu shtoi: Ky xhemat nuk është në rrugën e drejtë e as në udhëzim, sepse Islami është kundër rrëmbimeve, vrasjeve dhe armiqësive.

Kurse, sa i përket kërcënimeve të tyre, së gjoja do t’i martojnë ato vajza, Muftiu tha: Martesa e vajzave të rrëmbyera nuk lejohet, është haram, si dhe legjitimiteti i martesës së tyre nuk është në duart e rrëmbyesve.

Në fund Muftiu tha: Ky grup është i sajuar qëllimisht për ta dëmtuar imazhin e Islamit, andaj, është obligim të këshillohen dhe t’ju behët i qartë qëndrimi i tyre i keq, duhet të urrehet kjo punë dhe ata janë grup i devijuar zullumqarë.

Burimi: http://www.14march.org/news-details.php?nid=NTY0MjQz

Përktheu: Besim Gjelaj

Nessun commento:

Posta un commento