sabato 6 luglio 2013

Ehli Sunneti nuk duhet të heshtë apo të dobësohet në këtë kohë Muhammed ibën Hadi el Medkhali

Ehli Sunneti nuk duhet të heshtë apo të dobësohet në këtë kohë
Muhammed ibën Hadi el Medkhali


Vërtet shërimi o vëllezër qëndron në ballafaqimin me të kotën dhe ballafaqimin me vërshimin e rrëmbyeshëm që po e kërcënon davetin selefi nga çdo anë.

Anët më të rrezikshme janë këto tre që unë po i vëçoj:

Kufri është një rreth i gjërë.

Bidaçitë janë një rreth më i ngushtë, ndërsa ata të cilët pretendojnë se janë prej Ehli Sunnetit, miqësohen me bidatçitë dhe me vrap shkojnë të përulur tek qafirat; këta janë më të këqinj për muslimanët sesa dy grupet e parapërmendura të marra sëbashku.

Demaskimi i këtyre o vëllezër, nuk arrihet vetëm se duke u pajisur me dituri burimore të marrë nga Libri i All-llahut (tebareke ue teala), Sunneti i saktë i Pejgamberit (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem) dhe çfarë është përcjellë e saktë nga sahabët. O vëllezër! Kjo betejë është shumë e rrezikshme, kjo çështje është shumë e rrezikshme dhe duhet që t’i godasim (me dituri) bidatçitë dhe shtrembëruesit e Fesë së All-llahut (tebareke ue teala).

Ehli Sunneti nuk duhet të heshtë apo të dobësohet në këtë kohë, vërtet xhihadi me gjuhë është detyrë për çdo njeri që i ka mundësitë. Ky xhihad, pasha All-llahun, është më i vështirë sesa xhihadi me armë. 

Kjo, sepse xhihadi me armë ka nevojë për fuqi trupore dhe këtë njeriu mundet ta mësojë shpejt, për një muaj apo diçka të tillë dhe më pas niset. Por, dituria ka nevojë për një jetë të tërë në mënyrë që t’i bësh ballë pjestarëve të kotës (ehlul baatil), kështu që domosdoshmërisht duhet të armatosesh me dituri kundër tyre.

Nuk i lejohet pjestarëve të së vërtetës që të heshtin ndaj antarëve të kotës, përkundrazi ata duhen demaskuar dhe zbuluar përpara njerëzve me çfarë ke mundësi, derisa çështja dhe gjëndja e tyre të bëhet e qartë, sidomos në këtë kohë kur ju jetoni në këtë periudhë mediatike. Kjo është periudhë revolucioni mediatik i furishëm dhe çdo ditë njerëzit zhyten në të kotë.

Jam në dijeni se disa prej këtyre bidatçive – sikurse më kanë përcjellë disa vëllezër këtë javë – se ata kanë publikuar një fjalë time lidhur me këtë. Them:
 O Zot! Largoma këtë brengë dhe shpresoj që All-llahu ta bëjë këtë gjë të sinqertë për hir të Fytyrës së Tij, për hir të ndihmimit të Islamit dhe Sunnetit. Nuk i frikohem askujt për këtë dhe nuk bëj lojra fjalësh, unë shprehem – inshaAll-llah – me fjalët e imamëve të Sunnetit dhe Etherit që kanë kaluar dhe për këtë nuk e vras kokën për asnjërin. 

Vërtet e kota duhet refuzuar kushdo që e thotë atë dhe nevë o vëllezër e kemi për detyrë që të armatosemi me dituri në mënyrë që të demaskojmë të kotën. Vetëm ata që ia njohin të kotën dhe gjykimin e saj në Sheriatin Islam janë në gjëndje t’i demaskojnë para njerëzve.

Njihuni me gjëndjen e tyre dhe përpiquni me seriozitet në vazhdimësinë e studimit, në përpjekjen e refuzimit të tyre në mënyrë që të arrini në gradën e mbrojtjes së kësaj Feje.

Sikur thashë, kundërpërgjigja (refuzimi) i armiqve të brëndshëm ka përparësi ndaj atyre të jashtëm.

Le të dini se gjëja e parë që ka përparësi lidhur me këtë kapitull, është Libri i All-llahut (tebareke ue teala); le të studiohet, mësohet përmendësh, le të aftësohemi rreth Kuranit, le të lexohet tefsiri i Tij në mënyrë që të mësohen kuptimet e këtyre ajeve që All-llahu ia ka zbritur Pejgamberit (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem). 

All-llahu (subhanehu ue teala) i ka thënë të Dërguarit të Tij lidhur me Kuranin:

لا تطع الكافرين وجاهدهم به جهادا كبيرا


“Mos i dëgjo mosbesimtarët, por luftoji ata me forcë nëpërmjet këtij (Kurani).” El Furkan:52

Duhet që armiqt e All-llahut dhe Dërguarit të Tij të luftohen përmes këtij Kurani Madhështor i Cili ka përfshirë çdo mirësi, pastaj kemi nevojë për Sunnetet e Pejgamberit (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem) sikurse është shprehur Imam Aaxhurri dhe të tjerë dijetarë. 

Vërtet All-llahu (tebareke ue teala) e ka bërë Pejgamberin (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem) sqarues të këtij Libri.

و أنزلنا إليك الذكر لتبين للناس ما نزل إليهم ولعلهم يتفكرون


“Ndërsa ty (o Muhamed) të zbritëm Përkujtesën (Kuranin), me qëllim që t’u shpjegosh njerëzve atë që u është shpallur dhe që ata të mendojnë.” En-Nahl:44

Këtë Kuran All-llahu ia ka zbritur të Dërguarit të Tij (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem) dhe më pas Pejgamberi (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem) e ka sqaruar Atë mjaftueshëm. Pejgamberi (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem) nuk ka vdekur vetëm se pasi na ka sqaruar neve çdo gjë, siç ka thënë Ebu Dherri (radijAll-llahu anhu):

“Nuk ka lënë shpend të fluturojë me krahët e tij në qiell, vetëm se na ka dhënë njohuri për të.”


Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=117615 
Përshtati: Besmir Cacani

_________________

Nessun commento:

Posta un commento